Cikli menstrual pas lindjes natyrale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Diana
Me sa tregon, mirë është të bësh një rikontroll tek mjeku gjinekolog ku përfshihet vizita gjinekologjike për të vlerëaur gjendjen e qafës së mitrës si dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitet uterin dhe të vezoreve. Nga rezultatet mjeku do të japë trajtim nëse do të jetë e nevojshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, jam 21 vjeqare, para dy muaj e tri jave kam lind natyral. Gjakderdhja pas lindjes me ka zgjat 1 muaj e gjys, mandej 2 jave kam qene e paster edhe cikli i pare mka ardh kur jan ba 2 muaj.. me zgjati 8 dite pastaj dy dite si kam pas edhe prap me kan ardh. Theksoj qe ne sasi te madhe dhe po ndihem shume e plogsht tere kohen.. A mendoni se konsiderohet nje nder crregullimet pas lindjes apo duhet te kontrollohem ? Ju pershendes dhe ju uroj nje dite te mbare