Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Duhani sa ndikon në qumështin e nënës?

Jam ne muajin e shtate, pi rreth 10 cigare ne dite. Mundem gjithmone ta le, si ndikon kjo te femija dhe qumeshti, se kam degjuar qe thone te hidherohet. Flm per mirekuptimin.

Ornela Mollaj (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ornela,

E konsideroj te teper qe te te flas per efektet e duhanit. E di qe ke lexuar mjaft dhe te eshte thene mjaft, por do t'i shkruaj disa nga efektet qe shfaqet tek nje bebe e cila i ekspozohet tymit te duhanit:

- jane me te shpeshta infeksionet e veshit, pneumonia, astma, bronkiti, iritimi i syve

- dhimbjet e barkut (kolikat) jane me shpeshta

- bebet kane nauze, vjellje, dhimbje barku dhe barkqitje

- jane 7 here me te rrezikuara nga SIDS (sindromi i vdekjes se papritur te te posalindurit)

- keto bebe kane nevoje 2-3 here me shpesh te kontrollohen te mjeku (per shkak te infeksioneve respiratore ose alergjise)

- femijet e nenave duhanpirese, zakonisht do te pijne edhe vete duhanin ne te ardhmen.

Hidherimi i bebes eshte njeri nga shume shkaqet qe duhet te te bejne qe ta lesh duhanin!

/komuniteti