Rreth ovulacionit
Xana A
(11 vite më parë)
Përshëndtje Xana
Me sa shkruan, cikli është i zgjatur 37 ditor. Kjo kohëzgjatje nuk është normale, por për të ditur apo gjetur me afërsi se kur janë ditët e ovulacionit, duhet së paku të dihen deri katër data të ardhjes së gjakrrjedhjes menstruale. Konsiderohet cikël i rregullt kur kohëzgjatja është midis 21 deri në 35 ditë, mesatarisht 28 ditë.
Nëse cikli menstrual është jashtë këtyre ditëve apo është i çrregullt, duhet fillimisht të rregullohet cikli menstrual.
Gjithë të mirat.
Pershendetje deshta te di rreth ovulacionit une ciklin e kom pas me 16.01.2015 mandej me 22.02.2015 si mund ta dit per ditet e ovulacionit per kete muaj ju faliminderit