javë pas jave
Përshëndetje Besa
Më duket se problem yt është shumë i thjeshtë dhe ka të bëjë me teprimin e higjenës intime, e cila prish florën vaginale aq shumë të domosdoshme për organet gjenitale. Mungesa e florës normale, vjen nga larja me sapunë me pehash (pH) të lartë apo nga përdorimi i veshjeve intime të lara me detergjentë të fortë.
Të rekomandoj që pas urinimit, të shplahesh vetëm me ujë të rrjedhshëm, pa përdorur sapunë dhe nëse përdor sapun, duhet të përdorësh sapun me pH neutral. Po kështu duhet të veprosh edhe pas marrëdhënies seksuale dhe mos mendo se do jesh e pastër duke pastruar vaginën me sapun apo preparate intime të tjera. Rrobat intime duhet ti lash me detergjentë neutral dhe të mos përdorësh lines sintetik. Gjithashtu të rekomandoj të mos përdorësh tamponë vaginal.
Shpresoj se nëse zbaton këshillat e sipërshkruara, situata do të përmirësohet. Pas përmirësimit të florës vaginale normale naturale, mund të vlerësohen dhe analizohet sekrecionet vaginale. Për të përmirësuar florën vaginale rekomandohen edhe preparate që kanë në përbërjen e tyre laktobacile siç është “eva-lactic”.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshë! Jam 22 vjecare, jam e martuar, para nje kohe kisha nje kontrolle te gjinekologja e cila me propozoj te bej strisho vaginale, cervikale dhe claumydia. Ne rezultat me kishte dalur baktere patogjene, aty shkruante qe flora normale baterore mungon, pastaj i kam marrur vaginaleta dhe flagyl 400 mg. Nuk kisha mundesi te shkoja te shkoj te bej kontrollen qe duhet pas dy javesh.Tash kam sekrecion me ere dhe me pengon shume! Cfare me keshilloni? Ju falemnderit per pergjigjen.