Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra e bute

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 15 te shtatezanis skam deri me tash asni problem po mjekja mtha dje se mitren e kam te but dhe mkshilloj mos me qu rand nese ki mundesi mem sqaru qfar rreziqesh mundem me pas prej mitres se but a ban me ber mardhanie me burr etj flm shum per pergjigjet e juaja me te vertet shum na ndihmoni sidomos ne qe behemi per her te pare nen.

Hatixhe Spahiu (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hatixhe

Paraqitja e mitrës e kontraktuar tregon rrezik aborti, ndërsa e butë është mëse normale. Nëse e ke fjalën për qafën e mitrës dhe nëse ajo është e butë dhe e shkurtuar, tregon prani rreziku për abort. Në këtë rast nuk rekomandohen raportet seksuale, qëndrimet e gjata në këmbë, ecjet e gjata, punët e rënda etj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti