Probleme me infeksion
Mirvete Mustafa
(11 vite më parë)
Përshëndetje Mirvete
Nëse kultura dhe strisho vaginale ka rezultaur jo me probleme, e rëndësishme është përdorimi i ovulave vaginale me acid laktik, me qëllim të mos lejohet ndryshimi i pH (pehashit) të vaginës. Floragyl është i preferuar. Për të dominuar dhimbjet gjatë raporteve seksuale, të rekomandoj të prdorësh xhel inert. Fitogel është më i preferuar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Une kam problem me sekrecion te shtuar vaginal qe mbas ciklit menstrual eshte ujor e mbas ca diteve kalon ne ngjyre te bardhe i cili me shkakton djegesim,kruarje dhe pezmatim te vulves. Kete problem e kam qe tri vite dhe marredhenit seksuale i kam te pamundura nga gjendja e pezmatuar vaginale. Kam bere disa here analize te stishove vaginale ,cervikale ,ureaplazmes dhe mykoplazmes tek te cilat nuk eshte izoluar baktere.gjinekologu pothuaj qdohere me pershkruan metronidazol dhe lactogyn vag.por permiresohem vetem nje jave dhe perseri ksm problrme te njejta.Te theksoj se papa testin ka qene e pamundur ta beja nga dhimbjet qe kisha gjate tentit prr marrje te analizes.ju lutem doktorresh qfare do te vepronit ne kete rast,me udhezoni diq ngase jam merzitur nga kjo gjendje dhe tani jam 36vjeqe dhe do deshiroja te filloj nje shtatzani! Ju falemnderit