Çarje gjate lindjes
Jona Bele
(11 vite më parë)
Përshëndetje
Dy javët e parë pas lindjes së ndihmuar me epiziotomi, janë të vështira edhe në qëndrimin ulur. Të rekomandoj që të vazhdosh shplarjet me solucionin betadinë të holluar, dhe ditën e tetë të paraqitesh tek mjeku që ka pritur lindjen për të vlerësuar gjendjen e plagës. Gjatë qëndrimit shtrirë mos qëndro në anën e epiziotomisë dhe qëndro sa më thatë të jetë e mundur duke përdorur peceta sterile.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha, une pata 1 lindje natyrale me carje te brendshme dhe te jashtme. Gjate qepjes me bene anestezi totale sepse kisha shume dhimbje. Problemi eshte se nuk leviz dot nga krevati, nuk rri dot ne kembe e as ulur. Une mjekohem disa here ne dite me betadine por kam 5 dite dhe akoma njesoj. Cfare mjekimi me sugjeroni per te lehtesuar dhimbjet?