Shtatzenia me binjake
Dona K.k
(11 vite më parë)
Përshëndetje Dona
Ekzaminimi ekografik që kryhet në javën e 5-të ose 6-të të shtatzënisë, ku vlerësohet prania e rrahjeve të zemrës fetale, vlerëson edhe praninë e shtatzënisë së shumëfishtë. Shënjat që ankon, tregojnë për shtatzëni por jo për shtatzëni të shumëfishtë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe, do te doja te di se ne cilen jave mund te verehet shtatezania me binjake, pasi ne viziten gjinekologjike timen te fundit une isha vetem 3 javeshe, por kam spothuajse gjitha simptomat e shtatezanise se dyfishte, e mbi te gjitha kam dyshimet e mia lidhur me ate se nw shtatezanin time te pare te cilen deshtova 8javeshe nuk e kam pasur asnje nga keto( kam fituar shume peshe menjere, kam dhembje gjoksi, lodhje shume te madhe etj) Paraprakisht faleminderit.