Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat pas abortit

Përshendetje! Pas abortit kanë rezultuar këto analiza: Ekzaminimi makroskopik: Materiali i pranuar per ekzaminim eshte kiretman i mesem me ngjyre te kuqrremte. Ekzaminimi mikroskopik: Ne materialin e ekzaminuar eshte konstatuar ind decidual me vatra nekrotike dhe infiltrate inflamatore limfoplazmocitare.Vihen re dhe fragmente te shkeputura te endometriumit gjendrrat me fenomenin arias stella. Dg.Decidua inflammata et necrotica Ju lutem një sqarim rreth kësaj dhe ndonjë këshillë për t'u ruajtur nga aborti në këtë rast!

Albi Ona (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Duket që një nga shkaqet e abortit ka qënë prania e një infeksioni. Të rekomandoj që përpara se të tentosh për shtatzëni, të bësh të gjitha analizat e profilit infektiv si: toxoplazëm, rubeol, cytomegalovirus, kulturë dhe strisho të sekrecioneve vaginale, HBsAg, titrin e komplementit dhe kardiolipinat.

Gjithë të mirat.

/komuniteti