Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si te mbetem shtatzene?

E nderuar doktoreshe, Jam 35 vjecare.Ka gati dy vite qe po perpiqem te mbetem shtatezane por pa sukses...vitin e pare me rekomandim te doktorit kam provuar pa terapi kurse vitin e dyte e kam bere kontrollin e tubave te cilat kane rezultuar te kalueshme por prap pa sukses,me pas e beme edhe spermogramin i cili rezultoi mire, pastaj per kater muaj kam perdor tableta clomid me crast fulikuat rriteshin pa problem nga te dyja vezoret dhe injeksion pregnyl 10.000ul por pa sukses. Une kam gjithashtu nje miom 3cm ne murin e brendshem te mitres por sipas doktorit ajo nuk paraqet asnje problem ne infertilitet... ju lutem a mund te me tregoni se cilet jane hapat e ardhshem qe duhet te ndermarr se jam vertet e deshperuar!! Falemnderit,

Jeta Gashi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Nëse çdo gjë në shëndetin tënd dhe të bashkëshoirtit është normale dhe shtatzënia nuk ka ndodhur deri më tash, të rekomandoj që të kërkosh proçedura të fekondimit artificial. Këtë rekomandim e bëj edhe për shkak të moshës që ke.

Gjithë të mirat.

/komuniteti