Bebja poshte, a rrezikoj abort?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Nita,
Në javën e tetë të shtatzënisë, zhvillimi i uterusit është poshtë nën simfizën pubike. Meqë mjeku ka konstatuar diçka shqetësuese, gjatë kësaj periudhe të rekomandoj të përdorësh spazmolitikë (spazmex, spazfon etj) dhe utrogestan.
Zbato këshillat e mjeku dhe lëri punët e rënda, qëndrimet e gjata dhe të lodhshme etj, nëse dëshiron që shtatzënia të ecë deri në term.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
(11 vite më parë)
faliminderit Doktoresh shum per perkushtimin e juaj


Pershendetje e nderuar,mjeku me tha qe e kam beben shum posht duhet sa ma pak ne kemb me nejt mardhenje mos me pas,a rrezikoj me pas abort nese rri ne kemb pershkak te punve si dhe a ngjitet femija lar apo gjat gjith shtazanis do te jem e rrezikuar un jam ne javen e 8 tani,me ndimonin sepse edhe nje muaj un nuk kam vizit te mjeku e esht shum gjat edhe stresuse se a jam e rrezikuar qdo dite