Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje nen gjoks

Pershendetje doktoresh,jam ne javen e 25-te te shtatezanis mirepo me shqeteson diq,ne anen e djatht menjehere perfundi gjoksit kam nje therje qe disa dit mirepo dje dhe sot me shum edhe kur hec edhe kur fle por edhe kur qendroj ulur,mu aty ku kam edhe therje kam nje nishan te vogel qe ka filluar te dal mbi lekure pakez,a mund te jete arsya e therjes nishani apo eshte diqka tjeter.Nishani nuk ka nderruar ngjyre as nuk ka ndonje skuqje anash mirepo nga aty me vjen therja.theksoje qe kontrollen e rradhes te gjinekologu e kam me 23 mars. Paraprakisht ju falenderoje shum per pergjegjje dheper kohen qe po na kushtoni.

Sara Thaqi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Të gjitha nishenet e trupit reagojnë gjatë shtatzënisë dhe në këtë kuptim kjo është normale. Nëse nishani ka filluar të aktivizohet dhe ka dalë mbi lëkurë, të sygjeroj të kontaktosh një mjek dermatolog për ta vlerësuar nishanin me dermatoskop. Mos hezito.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti