Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhetim me avion

Jam ne muajin e 7 kam nje udhetim zyrtar dhe kam pyetur gjinekologun te i cili i bej kontrollat me ka then ben ska problem kam udhetim ne luxemgurg qe zgjat perafersisht 4 ore.

Mirea Mirea (11 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Mirea,

Udhëtimet me avion, nuk përbëjnë rreziqe të veçanta për një grua me shëndet të mirë gjatë shtatzënisë si dhe për fetusin e saj.

Nëse vendoset për të udhëtuar me avion gjatë shtatzënisë, rekomandohen disa këshilla për t’u zbatuar. Duke u bazuar në kushtet shëndetsore dhe në kohëzgjatjen e udhëtimit, ato duhet të bëjnë masazh të herë pas hershëm të pulpave të këmbëve. Herë pas here, është mirë që të ngrejnë këmbët në nivelin e ndejses së tyre. Në momentet kur nuk kërkohet qëndrimi ulur dhe përdorimi i rripit të sigurimit, gruaja duhet të ecë përgjatë koridorit të avionit. Për të shmangur dehidratimin të pihet ujë, por asnjëherë të mos përdoren pije alkoolike apo pije me gaz gjatë udhëtimit si dhe disa orë para udhëtimit. 

Nëse gjinekologu i juaj ka konstatuar që gjendja e juaj është stabile, atëherë mendoj që nuk ka problem një udhëtim i tillë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti