Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jacuzzi në shtatzëni

Përshëndetje. Jam shtatzenë në javën e 7, dhe mbrëme pa menduar fare u futa ne jacuzzi, ku uji ishe i nxehte. Pas 20 minutash u ngriha për të dale, dhe papritur mu morën mend, nuk pata fuqi të qëndroj në këmbë, u ndiva mjaft keq. Aty bëra një dush me ujë të ftohte, dhe pastaj u shtrira për të pushuar në krevat. Kam lexuar shumë se cfare kane shkruar amerikanet, anglezet, suedezet, se nuk është mirë të pastrohesh me ujë të nxehte, sepse beba mund të lindë me pasoja në tru. Por cfarë mendoni ju? A mendoni se beba ima ka pësuar ndonjë dëm? apo nëse e bën vetëm një herë nuk është rrëzik, vetëm nëse e përsërit një kohë të gjatë? Jam shumë e shqetësuar, shpresoj që do më ndihmoni.

Donjeta25 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Për vetë organizmin e njeriut, nuk janë normale ambjentet shumë të nxehta apo shumë të ftohta. Ndërsa në shtatzëni nuk është problemi se e nxehta e madhe apo e ftohta e acartë do të ndikojë tek bebi direkt, ai do jetë normal në ambjentin e tij, por kontraktimet apo të dridhurat e për më tepër gjendjet e të fiktit si ajo që përshkruan, mund të ndikojnë negativisht te curia e shtatzënisë.

Meqënëse nuk ke patur shqetësime të shtatzënisë, besoj se nuk ka pasoja pas larjes në jacuzzi, por mos e përsërit herë tjetër këtë veprim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti