Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per rregullimin e ciklit

Pershendetje doktoreshe Faleminderit per cdo pergjigje qe me ktheni. Kete radhe kisha nje pyetje rreth crregullimit te ciklit menstrual. Di qe mund te perdoren kontraceptive oral per rregullimin e tij. Doja te dija kur dhe si perdoren. A mund te perdoren edhe gjate ciklit? Sot kam diten e pare te ciklit. Dua qe te kem nje shtatzani te dyte. Si mund te llogaris mesin e ciklit tjete? Faleminderit

Ela Tela (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Së pari, duhet të gjendet shkaku se përse menstruacionet janë të çrregullta. Prandaj duhet të bësh vizitë gjinekologje dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe gjendjen e vezoreve si dhe disa analiza hormonale. Pas diagnostikimit mjeku vlerëson nëse është e nevojshme trajtimi me estro-progestativ.

Që të kesh siguri për shtatzëni, duhet të rregullohet fillimisht cikli menstrual dhe më pas me ekzaminim ekografik do gjenden ditët kur folikuli ka maturim maksimal. Për të gjitha këto do të rekomandoj hap pas hapi mjeku që do kryej vizitën gjinekologjike dhe lexoj rezultatet e analizave dhe ekzaminimeve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti