Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi nuk duket qarte ne eko!

Pershendetje doktoreshe.Sot pata kontrolle dhe mjekja me tha se me eshte zvogeluar sasia e lengut amniotik.Jam tani ne javen e 32te dhe me tha se ka mundesi per nderprerje te shtatzenise.Ajo qe me shqeteson me shume eshte se bebi nuk dukej qarte ne eko.Nuk i dalloheshin gjymtyret trupi etj, a eshte kjo vetem si rezultat i mungeses se lengut apo edhe ndonje problem tjeter?Ju faleminderit qe gjithnje jeni prane nesh per te na ndihmuar.

Linda ... (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Nëse zhvillimi i fetusit nuk korespondon me moshën e shtatzënisë dhe likidi amnioti është i reduktuar, tregon se diçka nuk ka shkuar në ecurinë e shtatzënisë. Pasi të jetë vlerësuar situata pas një jave me ekzaminimet e nevojshme, mjeku do të rekomandoj ta ndërpresësh ose jo shtatzëninë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti