Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi pozitiv por ne eho nuk shihet!

Pershendetje Dr.Mimoza Keta!Ciklin e fundit e kam pasur me daten 7 shkurt nderkaq sot eshte data 19 mars dhe cikli nuk me ka ardhur! Me 16 mars bera eho por nuk shihej dot gje nderkaq testi me dol pozitiv sot e bera!Te lutem edhe sa duhet te pres per te bere eho n e radhes per te pare frytin.( p.s nese testi del pozitiv eshte gjithsesi sigurt shtatzania apo mund ndodh e kunderta).Faleminderit paraprakisht!

Bina Krasniqi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bina

Sa shkruan, shtatzënia është në fund të javë së 6-të. Në fillim të javës tjetër përsërite ekzaminimin ekografik me sondë intravaginale. Ka raste që testi i shtatzënisë edhe mund të japë rezultat fals.

Uroj që shtatzënia të ketë filluar.

/komuniteti