Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve

Pershendetje Doktoreshe. Menstruacionet me vijne 1 here ne 28 dite, i kam shu et e rregullta. heren e fundit i kisha me 18 shkurt, dhe te muajit mars nuk me kane erdhur akoma. e bera testin ne daten 21 mars por rezultoi negativ. Kam te njejtat dhimbje si tek menstruacionet. theksoj qe po tentoj te ngelem shtatzane. faleminderit

Ori Ori (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ori

Bëj një analizë gjaku për beta hCG e cila ka saktësi për vlerësimin e shtatzënisë. Nëse edhe nga kjo analizë shtatzënia rezulton negativ, atëherë duhet të kontaktosh pa tjeter mjekun gjinekolog për të bërë vizitë, analiza dhe ekzaminime për të vlerësur shkakun e çrregullimit menstrual.

Gjithë të mirat.

denisa A (11 vite më parë)
pershendetje doktoresha.. une jam 29 vjece dhe kam nje vajze 5 vjece kam rreth dy vite qe provoj per te patur nje shtatzani tjeter por pa asnje rezultat.. kam shume probleme me ciklin i kam shume te crregullta dhe me vijne njehere ne dy ose tre muaj .. ju lutem me ktheni nje pergjigje se cfare duhet te bej.. Ju faleminderit

/komuniteti