Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kemi vendosur te kryejme inseminimin artificial

Pershendetje doktoreshe! Pas analizave te shumta, pas rekomandimit te gjinekologut, une dhe bashkeshorti im kemi vendosur te kryejme inseminimin artificial per shkak se nr i spermatozoideve te bashkeshortit, edhe pas kures 2 mujore me bioarginine, eshte 9 milion. Perpara kesaj procedure, eshte e nevojshme te bej ndonje strisho vaginale sepse ndjej prani te shtuar te sekrecioneve? Po ndonje keshille tjeter? Sa shans kam per te mbetur shtatzane??? Shume flm! Dite te mbare!

Mima Mimu (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mima

Në klinikën që do të realizohet inseminimi artificial, do të bëjnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe nëse do jetë e domosdoshme mjekët do të japin trajtim.

Të uroj fat.

/komuniteti