Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam harruar pilulen e 17 te cyclo progynova

Ju pershendes nga zemra dhe ju pergezoj per punen. Dua te bej nje pyetje ne lidhje me keto tableta per doktoreshen dhe te lutem doktoreshe posa te kesh kohe mu pergjigj. Kam filluar te perdore keto tableta por te 17 e kisha harruar dhe nuk e kam pire fare pasi lexova qe nuk ishte mire te perdoresh kontraceptiv brenda 12 oresh , e kam lene ate nuk e kam pire fare, sot e kam te fundit dhe doja te ju pyesja se a ben qe neser te mar edhe ate te 17 qe e kam harru,a mund te kete ndonji crregullim apo problem ne shendet kjo qe kam harru? Nuk jam duke u mbrojtur nga shtatzania por pas gati 8 viteve kam bere nji nderhyrje ,laparaskopi dhe histereskopi dhe me kane hequr disa polipe dhe nji pjese te vogel septumi ne miter qe kisha dhe perpos terapise qe kisha me antibiotik dr, me dha edhe keto pilula te perdore per te rregulluar ciklin normalisht! A jam ne rrezik apo nuk ka asgja per tu shqetesua ?!

Rabije. M (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rabije

Mirë do ishte që pilulat të pihen me rrallë dhe pa ndërprerje. Prandaj marrja e pilulës së 17-të nuk ka më vlerë. Mos marrja e një pilule nuk ka shqetësim, prandaj prit pa terapi/mjekim deri në ardhjen e gjakrrjedhjes menstruale të rradhës për të filluar kutinë e re.

Gjithë të mirat.

Rabije. M (11 vite më parë)
te falenderoj shuume doktoreshe er pergjigjen , me keni lehtesuar.

/komuniteti