Rreth shtatezanise ne javen 37
Narti 24
(11 vite më parë)
Përshëndetje Nora
Të rekomadoj të kontaktosh mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Ai do të bëjë ekzamimet e nevojshme dhe do të japë rekomadimet e duhura. Mos prit dhimbjet e “forta” apo shenja të tjera të lindjes.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje, doktoreshe. Jam ne javen e 37+0, dje ne ora 5 masdite me ra tapa mukoide, nuk e dija po nga shqetesimi se çfare eshte u interesova dhe e kuptova qe ishte ajo, ishte nje tape e trash e bardhe dhe verdhe.. Sot levizjet e bebit kane qene te pakta, dhe me vije sikur kam nevoje per banjo, nganjehere kam therrje ne vagine dhe dhimbje te lehta ne bark dhe shpine, çfare me keshilloni te beje sepse eshte femija i pare nuk e di a te pres dhimbjet e medha apo te shkoj te mjeku, harrova te them qe gjate dites po kam mundime shume vape, a ne mbramje kam temperature ne bark, ju pershendes faleminderit, çdo te mire