Lidhur me zhvillimin e femijes
I. D.
(11 vite më parë)
Përshëndetje
Shenjat varen dhe kuptohen nga mosha e shtatzënisë kur ka ndodhur ndërpreja e saj. Nëse ndërprerja ndodh në 12-të javët e para, ndërpriten shenjat subjektive të shtatzënisë dhe mundet të fillojnë sekrecionet hemorragjike me ngjyrë të errët. Nëse ndërprerja ndodh në atë që quhet tremujori i dytë, është e vështirë që subjektivisht të dallohet se shtatzënia është ndërprerë. Por, ndoshta fillimi i sekrecioneve hemorragjke mund ta detyrojnë shtatzënën të shkoj tek mjeku. Nëse ndërprerja e shtatzënisë ndodh në tre mujorin e tretë, shtatzënë nuk ndjen lëvizjet e bebit dhe kjo është shenja kryesore që e drejton atë tek mjeku.
Në çdo periudhë të shtatzënisë, ekzaminimi ekografik konfirmon diagnozën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Mimoza, shpresoj te jeni mire. Desha ta dij se cilat jane shenjat te nena nese femija nuk zhvillohet apo kane ndaluar te rrahurat e zemres. Ju faleminderit!