Dita e ovulimit
Meri Meri
(11 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Si veza dhe spermatozoidet zakonisht jetojnë deri në 72 orë, kohë e cila është e mjaftueshme që ato të bashkohen. Të këshilloj që të mos e marrësh me kaq vrull, por me qetësi të presësh javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes së ardhshme menstruale. Nëse gjakrrjedhja do mungoj, bëj një beta hCG për të vlerësur praninë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.Mimoza, jam ne perpjekje per shtatzani qe tri vite, dje isha te mjeku (dita e 12 e cm) dhe pas ekografise mjeku konstatoi se jane dy folikula me permasa 19 dhe 18 mm, endometriumi 8,(lete muaj nuk perdore stimulues), dhe mjeku na keshilloi prej mbreme marredhenie seksuale. sot ne mengjes sipas udhezimit te mjekut shkuam ne vizite dhe pas ekografise mjeku konstatoi se folikulat nuk ekzistojne- dmth ovulacioni ka ndodh. Une mbreme kah ora 23.00 kisha dhimbje te madhe te barkut (zakonisht kam ne kohen e ovulimit), dhe kah ora 2.00 patem marredhenie. Mua me intereson te di sa kohe i nevojitet spermatozoidit te takohet me vezen?, dhe sa jane gjasat per nje shtatzani te mundshme.