Pesha dhe gjendra tiroide ne shtatzeni
Dona K.k
(11 vite më parë)
Përshëndetje Dona
Vlerat e ritura të TSH, normalisht japin shtim në peshë jo vetëm tek gratë shtatzëna. Shtesa në peshë që shkruan nuk është aspak normale. Ti duhet të marrësh trajtim për të normalizuar vlerat e TSH, sepse vetëm kështu normalizohet ecuria e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, kam pasur nje abort para 9muajve dhe tani jam shtatezen perseri, ne javen e 6 tani. Kam problem me gjendren tiroide por vazhdisht vizitohem te endokrinologu. Para nje muaji mora vesh per shtatezanine dhe isha te endokrinologu dhe vlera e utsh me ka dalur 5.97. Shqetesimi im eshte ky: Per nje muaj kam shtuar 5kg. Eshte e demshme per ecurine e shtatezanise sime ne kete moshe? Eshte pasoje e keqfunksionimit te gjendres tiroide? Dhe cka mund te bej une qe te mos vazhdoj me kete ritem shtimi te peshes? Faleminderit paraprakisht, Gjitha te mirat.