Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ardhja e qumeshtit dhe operimi

Pershendetje doktoreshe kam lindur ne javen e 40 me operim me anestezi totale kam lindur ne 30 mars sot data 2 dhe akoma nuk me ka erdhur qumeshti esht femija i pare dhe dua shume ta ushqej me gji cfar mund te bej ju lutem me ktheni nje pergj flm

Nertila Ferto (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila

Pas lindejs me operacin cesarian, zakonisht qumështi vjen pas ditës së tretë ose të katërt pas lindjes. Gjatë kasaj periudhe, rekomandohet që fëmija të vihet sa më shpesh në gji (herë në gjirin e majtë dhe herë në gjirin e djathtë), pasi thithja e gjirit shpejton ardhjen e qumështit. Në klinikën ku unë punoj nuk rekomandojmë stimulim medikamentoz për ardhjen e qumështit.

Gjithë të mirat.

 

/komuniteti