Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Njolla kafe

pershendetje e nderuar MD Mimoza Keta pytja ime eshe me daten 12.03.2015 kam pasur diten e par te ciklit mirpo me 02.04.2015 dhe sot me 04.04.2015 kam vetem pak njoll ngjyr kafe por shum te hapur dhe shum rrall dhimbje te lehta qe kalojn shpejt ne fund te barkut.jam duke provuar per shtatzani mirpo ciklin e kam te qrregullt cdo 35 dit 18 37 27 etj.dua te di se qfar mund te jet pres pergjegjje.

Globi Globi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Globi

Mbi shqetësimin që shkruan, të rekomandoj që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të vlerësuar situatën.

Nëse shtatzënia nuk ka filluar, duhet me pa tjetër të trajtohesh për të rregulluar ciklin menstrual sepse është faktor vendimtar i fertilitetit. Prandaj duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional në të cilin përfshihen vizita gjinekologjike, disa analiza dhe ekzaminime të cilat do të vlerësojnë shëndetin tënd riprodhues. Gjithashtu edhe bashkëshorti duhet të bëj vlerësim të spermogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti