Bebi poshte
Eden Vokrri
(11 vite më parë)
Përshëndetje Eden
Në javën e 16-të, shtatzënia është në kuadratet e poshtme të barkut dhe kjo gjendjen konsiderohet normale. Mund të përdorësh korse shtatzënie nëse të lehtëson në qëndrimim tënd. Për të dominuar dhimbjet e mesit mund të përdorësh spazmolitikë, të cilat t’i përdorësh sa herë ke dhimbje të vazhduara të mesit. Trajtimi me hekur, vazhdoje deri në fund të lehonisë pa e ndërprerë as edhe një ditë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh,dua t iu falenderoj per kohen qe na kushtoni me pergjigjet tuaja. jam ne javen e 16 te shtatzanise,bera ekon dhe analizat,analizat ne pergjithesi me dolen mire,infekksion i lehet dhe anemike.doktoresha ime nuk me dha mjekim per infeksion se nuk e shikoj te nevojshme me dha per anemine . ne ekon qe bera bebi me doli shume mire ,ishte shume mire por ajo qe me shqeteson me shume eshte se me doli barra poshte. nuk ndjej ndonje shqetesim pervec faktit qe kam dhimbje shpine. dua tiu pyes ne lidhje me marrdhenien a ndikon ajo negativisht ne barren poshte ? dhe disa me thone qe te mbaje nje brez pambuku ne fundin e barkut,por kam frike ,ju si me keshilloni?