Mungesa e periodave
Marsida Ashiku
(11 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Mungesa e gjakrrjedhjes menstruale, nuk konsiderohet normale. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve.
Gjithë të mirat.
E nderuar dok.Moza ju pershendes,mbas kaq kohesh po ju shkruaj per tju pyetur rreth mungeses se menstruacioneve. Per here te fundit me kane ardhur ne date 24 shkurt,ne mars nuk me erdhen,edhe tani akoma jo. Barkun dhe gjoksin i kam te fryre,kam dhimbje mesi. Mbas lindjes se vajzes periodat me vinin cdo 30 dite,ruhemi me bashkeshortin ,por pa mare kontraceptive. Nuk e di dhe jam ne merak,kam bere teste javen e pare te mungeses se periodave dhe kane rezultuar negative. Me respekt Marsida, Elbasan.