A eshte normale kjo gjendje pas marredhenies se pare?
Sasha Idol
(11 vite më parë)
Përshëndetje Sasha,
Cipa e virgjërisë ose himeni, është një membranë që mbulon hyrjen në vaginë. Në mes të saj, ka një vrimë të vogël nga e cila rrjedh dhe del gjaku menstrual. Himeni është i pasur me vaza gjaku, që në momentin e marrëdhënies seksuale mund të çahet duke dhënë gjakrrjedhje të lehtë. Shumë femra të tjera, kanë himen me jo shumë vaza gjaku dhe në momentin e kryerjes së aktit seksual, vazat nuk japin gjakrrjedhje. Ekziston edhe një lloj tjetër himeni, që është elastik. Në rastet e femrave që kanë këtë lloj himeni, marrëdhëniet seksuale kryhen pa e çarë atë dhe pa dhënë hemorragji. Kjo është e vërteta mjeksore.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Do doja tju beja nje pyetje specifike dhe do e vleresoja nese do te keni miresine te me ktheni pergjigje! Kam kryer maredhenie para 1 viti per here te pare rreth moshes 18 vjec por nuk pata asnje lloj gjakderdhje. Vetem dhimbje dhe pak si gjendje te fikti. Kur urinova me doli pak me e kuqe se zakonisht. Doja te dija a eshte normale kjo gje? Qe te mos dale gjak kur kryen maredhenie per here te pare? Ju faleminderit