Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje te vogla te gjoksit

Pershendetje zonja keta. Falemidnerit qe cdoher i pergjigjeni pyetjeve tona. Cdoher 2-3 dite para dates se ciklit kisha dhimbje te vogla te gjoksit. Tani 3 ciklet e fundit gjoksi me dhem 2 jave para dates se ciklit. Mujoret e fundit i kisha me daten 19mars. Kam shume dhimbje gjoksi ne prekje, tentoj per shtatzeni qe 8 muaj. Dua te di pse kaq shume dhimbje te gjoksit kaq heret para dates se ciklit. Theksoj se ciklin e kam te rregullt 28 dite.

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loresa

Ajo që ankon mund të lidhet edhe me sindromën paramenstruale. Të rekomandoj të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë disa analiza për të konfirmuar diagnozën. Meqë po tenton për shtatzëni, të rekomandoj të bësh një këshillim parakoncepsional, ku përfshihet vizita gjinekologjike si dhe disa analiza dhe ekzaminime që vlerësojnë gjendjen e shëndetit rirpdhues tëndin dhe të bashkëshortit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti