Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rehzusi negativ dhe placenta anterior

Pershendetje doktoreshe. jam ne javen e 19 te shtatzanise. kam rezultuar me rehzus negativ. kam bere nje deshtim dhe mjeku nuk me ka rekomanduar vaksinen perkatese per mbrojtje te shtatzanise se dyte. gjithsesi per momentin jam e paimunizuar (kam bere titrin e imunizimit). ne ekografine e fundit rezultova gjithashtu me placenten anterior. ju lutem te me tregoni cfare mund te bej ne lidhje me rehzusin dhe c'do te thote palcenta anterior. perben problem? faleminderit. gjithe te mirat.

Ida Ida (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Për shtatzënat me faktorin rhezus negativ, është e rekomaduar që rreth javës së 28-të të shtatzënisë, të bëhet injeksioni i imunoglobulinës antirhezus.

Placenta anterior do të thotë: që placenta është inseruar/e vendosur në murin e përparshëm të mitrës dhe nuk paraqet problem për ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti