Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djathi ne shtatzani

Pershendetje Doktoreshe, jam shtatzane 36+4 dhe ka disa dite qe kam ngrene djath te "fresket" (ashtu shkruan ne paketim), eshte i bute dhe pa kripe. Gjithashtu ne paketim shkruan se qumeshti eshte i pasterizuar. Sod me me thane se eshte i rrezikshem pasi eshte i paperpunuar, dmth natyral. Une kam menduar qe nese eshte i pasterizuar eshte i sigurte por sod degjova ndryshe, prandaj vendosa te kerkoj mendimin tuaj profesional nese eshte i rrezikshem ky lloj djathi apo jo per sa i perket bakterit te listerise, sepse e kam konsumuar shume dy javet e fundit. Ju falenderoj shume per cdo lloj ndihme.

Lejla G (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Pasterizimi i produkteve ushqimore është garanci bakteriale. Kjo do të thotë se siguria e konsumit të tyre është e garantuar. Kjo vlen deri në pasterizimin e produktit, në rastin konkret të qumështit. Përsa i përket prodhimit të djathit ai zhvillohet në kushte të tjera dhe për shtatzënat nuk është i rekomandur përdorimi i djathrave të buta. Mos të të rijë mendja sepse e ke përdorur djathin e butë, por bën mirë që për më tutje të mos e konsumosh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti