Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku

Prsh,Doktoresh,gjeja qe me shqetson esht se,kam lindur me operacion,kam pas eklasion 3sulme kam qen teper e ajme, pjesa ka prerja esht e ajtë edhe posht prerjes e ajtur shume. Kur me qajet sa kohe shkon met 11 bohen 5 muj qe kam lind. A jam e ajtur hala nkrejt trupin a munet pasi qe Eklasion. Nese sjam e ajtur a ka anj diet adekuate per heqjen e barkut??? Falemderit

M M (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Për ankesën që shkruan, të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku gjinekolog i cili duhet të vlerësoj gjendjen e plagës operatore dhe me anë të analizave të vlerësoj gjendjen e përgjithshme të shëndetit tënd. Nëse ekzaminimet rezultojnë normale, tregon se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe fryrjet do të ulen gradualisht, sidomos kur të largohet fëmija nga ushqimi me qumësht gjiri.

Dieta specifike gjatë përiudhës së ushqyerjes së bebit me qumësht gjiri, nuk rekomandohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti