Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje Doktoresh, deshta me te pyet rreth rezultatit te analizave, kam bere javen e kaluar analizat e strishove vg.&crv., dhe analizat per ureaplazma dhe mukoplazma te duja me kan dal negative dhe strishot rezultuan pa ndonje bakter a ka mundsi me kan ndonje gabim sepse une kam ngapak sekrecione dhe ne kohen e ovulimit kan edhe erë ngapak,,, tani dr. me rekomandoi qe te shkoj kur te me vije cikli per analizat e hormoneve sepse dua te bej HSG sepse tash e 3vite e gjysme nuk kam shtatzani

Donaa Diella (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Mirë ke bërë që ke bërë analizat e sekrecioneve vaginale, por mirë do të jetë të bësh edhe kulturë të tyre.

Shumë kohë e ke lënë veten pa shtatzëni dhe prandaj bën mirë që të bësh analizat hormonale për të gjetur ndonjë shkak të mundsh të mos mbetjes shtatzënë.

Të uroj fat.

/komuniteti