Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes

Pershendetje dr.Mimoza. Pas ekografise qe bera me date 9 prill, rezultova 21+0 dhe pesha e bebes time ishte 435gr. Un doja te dija a eshte tamam kjo peshe ne kyt moshe te shtatzanise? Dhe deri ne fund te shtatzanise sa mund te arrije pesha e saj? Falrminderit shume! Ju uroj gjithe te mirat ne jete!

* Armina * ♥ (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma

Bebi është paksa mbi peshë, por mund të jetë edhe për shkak të gabimeve të matjes ekografike. Por mbipesha nuk paraqet problem. Se sa do te shkoj pesha e bebit deri në fund të shtatzënisë varet nga shumë faktor. E rëndësishme është që ucuria e shtatzënia të ketë ecuri normale.

Të rekomandoj të bësh një vlerësim të glicemisë (sheqerit në gjak), esëll dhe dy orë pas buke. Rezultatin tregoja mjekut për të vlerësuar gjendjen.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti