Java e 15 e shtatzenise dhe kam pak sekrecion ngjyre kafe
Liri L
(11 vite më parë)
Përshëndetje Liri
Nuk janë normale sekrecionet ngjyrë kafe në këtë periudhë të shtatzënisë edhe përse je e ftohur. Të rekomandoj që të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e shtatzënsië dhe përjashtuar praninë e rrezikut për abort. Qëndro sa më shumë shtrirë anash majtas dhe përdor me rigorozitet trajtimin që do të rekomandoj mjeku. Gjithashtu të rekomandoj të ndërpresësh raportet seksuale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje jam ne javen e 15 te shtatzanise dhe kam.pak semret ngjyr kafe dhe dhimje te vogla ne fund te barkut a osht e rrezikshme dhe qfar masa duhet te ndermirren jam e ftohur pak a mund te ndodh qe vjen prej ftohjes