Luhatjet e tensionit dhe te enjturit e dores dhe kembes se majte
Narti 24
(11 vite më parë)
Përshëndetje Nora
Me shifrat që përshkruan, nuk dyshohet për hypertension. Por meqë je në javën e fundit të shtatzënisë, kontrollin bëje të përdishëm për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë dhe rrugën e lindjes.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje dr. Mimoza. Jam ne javen e 39 te shtatezanise.. Ne mengjes mu aj kemba e majt nër gishta, me vone ndodhi me doren e majt sa qe kisha presion. Tensioni gjithmone prej fillimit te shtatezanise ka qene i ulet sillej 110me70 100me75 asnihere nuk ka ndryshu e kur e mata masi mu aj dora kish qene 140me110,telefoniva mjekun tim ja tregova rastin me tha te shkoj ne spital dhe mos e le anash me tha, shkova ne spital, mjekja nuk doli te me jap keshillat as nuk me kontrolloj por permes motres me kishte shkruar disa medikamente, u ktheva ne shtepi por ato ilaqe nuk i mora.. Gjate gjithe nates kam pas luhatje here 100me70 here 140 me100.. Dr.Mimoze te lutem tregom a paraqet ndonje problem tensioni te bebi.. Dhe çfare me keshilloni te beje..