Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitres

Persh doktoresh!jam ne javen e 24 ne shtatzanine e pare.Analizat cdo muaj me kane dale shum mire.bera edhe ekon morfoligjike ,beba lavdi Zotit ishte mire.i vetmi problem qendronte te gjatesia e qafes se mitres,e cila ishte e shkurter, ishte rreth 2 cm.doktori qe me ndjek me keshilloi pushim te gjate,te punoja vetem 4 ore ne punen time qe e kam ulur dhe me rast dhimbjesh ose forcim barku te perdorja spasmex.Une deri tani nuk kam pasur asnje dhimbje por trembem shum nga ato ckam lexuar rreth ketij problemi.Doktorit im nuk iu duk problem i madh, dhe deri tani kam qene e kenaqur nga doktori im.Kam shum respekt dhe vleresim per njohurite dhe aftesine tuaj dhe do ju kerkoja 1 mendim.Do me qetesonit shume!

Rezi Rezi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezi

Përsa përshkruan edhe përsa thotë mjeku që të ndjek shtatzëninë, nuk ke probleme madhore por probleme të dominueshme. Prandaj të rekomandoj që të ndjekësh këshillat e mjekut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti