Dita e trete e ciklit
Meri Meri
(11 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Shifra që ke lexuar është madhësia e folikulit. Kjo është arsye se përse mjeku ka kërkuar të bëjë ekzaminim ekografik në ditën e 10-të. Duhet të kuptosh që mosha është një nga faktorët e infertilitetit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.Mimoza, me jeni pergjigjur shpesh ne pyetjet e mia dhe ju falenderoj. Jam ne perpjekje per shtatzani qe dy vite, sot isha te mjeku te i cili vizitohem rregullisht, Jam ne diten e trete te cm, pas kontrollimit me sonde vaginale me tha se "qdo gje eshte ne rregull vetem mosha eshte ne pyetje (jam ne moshen 45vjeqare, por menstruacionet i kam te rregullta dhe qdo muaj kam ovulacion)", stimulues nuk me dha pasi muajin e kalur pa stimulues ishin maturuar dy folikula me madhesi te kenaqshme, me udhezoi vizite per sot nje jave dmth-ne diten e dhjete. por ne raport e pashe te shkruar OSF=8mm , folikulometri. pasi nuk po e kuptoj qka do te thone keto shkrime, ju kisha lutur qe mundesisht te me pergjigjeni se per qka eshte fjala. ju falenderoj shume. pres pergjigjen sepse jam ne merak.