Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaska me uje

Pershendetje e nderuar mjeke . Jam me javen 37+5 , ne shtatazanin e par . Si kam lexu ecja e vazhdushme dhe vaska e mbushur , te bejn te hapesh me leht . Pytja ime eshte kjo . Kur guxoj te hy ne vasken e mbushur? Dhe sa minuta guxoj te rri ? Gjitha te mirat , ju faliminderoj paraprakisht , pun te mbarë.

Vlora Vlora (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Nuk ke përse t’i bësh këto që ke lexuar, deri sa të vijë java e 40-të e shtatzënisë. Në javën e 40-të, fillimi i aktivitetit të lindjes aktivizohet nëtyrshëm. Nëse nuk ndodh kështu, mjeku që do i besosh proçesin e lindjes do të marrë vendimet e do të të japë këshillat e nevojshme. Paralelisht do të të rekomandoj edhe mënyrën e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Vlora Vlora (11 vite më parë)
Faliminderit shum doktorresh e nderuar . Jam per her te par dhe per te gjitha gjerat pom shtrohen 1000 pytje ne koken time . Flm shum edhe ty ..Em..Ali .
(11 vite më parë)
Vlora e nderuar un ne shtatzanin e dyt kam hy ne vask po masi kam fillu kontraksionet jo ma heret dhe per tre or kam lind isha hap 9 cm qdo te mirr lindje te leht mos u streso me gjana tjera tu mendu si ke me kalu lindjen po mendo se do ta maresh bebin ne krahh .

/komuniteti