Rezultati i pap test
Elona Tace
(11 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Mesa shkruan, Pap-testi nuk paraqet probleme të ndryshime atipike të qelizave në qafën e mitrës. Rekomandimi që të ka dhënë mjeku për kulturë të sekrecioneve vaginale, duhet të ishte bërë që në fillim, përpara Pap-testit, dhe të rekomandoj që t’i bësh pa tjetër si analizë të sekrecioneve vaginale ashtu edhe kulturë të tyre. Nuk e kuptoj se përse duhet ta bësh kolposkopinë kur rezultatet e Ppap-testit kanë dalë negativ.
Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto për t’i dhënë zgjidhje probemit tënd që mesa duket nuk ka probleme të rëndësishme..
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktores, Uroj te jeni mire me shendet. Para disa dites ora rezultatin e pap test dhe rezultati ne fund shkruan:negative per natyre malinje apo lezione intraepiteliale skuamoze.Vaginit akut. Koment:rekomandohet culture e sekrecioneve vaginale.Testi i radhes brenda 6 muajve per shkak te parakeratozes. Sot mjeku me ka lene takim per te bere nje kolposkopi dhe pastaj me tha do vendos per mjekim. Ju lutem nje pergjigje nga ana juaj pasi jam ne merak, Te pershendes, Elona.