Ne cilen jave jam shtatezene?
Mira N
(11 vite më parë)
Një cikël i çrregullt, sjell vështërsi në vlerësimin e moshës së shtatzënisë duke u nisur nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Nëse në kujtesën tënde dita e marrëdhënies së fundit është data 26.03 2015, mund të konsiderohet me afërsi që mosha e shtatzënisë (sot me 15.04.2015) është në fundin e javës së 5-të. Por ky vlerësim duhet të ballafaqohet edhe me matjet ekografike.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Peshendetje Zonja Mimoza, Me date 12.01.2015 kisha nje abort spontan, ciklin mbas abortit e kisha me date 24.02. dhe prisja me 24.03 te me vije cikli mierpo theksoj se e kam ciklin e c`rregullt gjate asaj kohe kemi pasur marredhenie te mbrojtura mirepo mbas dy dite vones me date 26.03. pa mbrojtje. Kurse tani me date 13.04.2015 dmth afro 3 jave vonese bera nje test shtatzanie dhe me doli pozitiv. Tani me intereson ne cilen jave jam shtatezene se kontrollin tek gjinekologu e kam javen tjeter. Me falni per gjatesin e pyetjes. Ju falenderoj shume.