Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezore e zmadhuar

Isha te mjeku dhe me tha qe vezoren e djatht e ke te zmadhuar un me par se kam pasur ket problem me tha gjithqka ne regull ske asgje po un vazhdoj te kem dhimbje ju lutem me tregoni ndonje terapi ose diqka jam 23 vjeq ju lutem

Mary Halili (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mary

Nga ankeat që referon dhe duke u bazuar në konkluzionet që ka nxjerrë mjeku nga ekzaminimet gjinekologjike, mendoj se mund të jetë i prnishëm një infeksion i vezores që quhet adneksitis. Trajtimi i infeksionit bëhet me antibiotiko-terapi. Të rekomandoj të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale, nga ku do të gjendet shkaktari dhe antibiotiku më efikas. Paralelisht mund të bësh edhe një analizë dhe kulturë të urinës.

Të rekomandoj të mos futësh duart dhe këmbët në ujë të ftohtë dhe të qëndrosh sa më ngrohtë të jetë e mundur.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në numrin 0692033965, për t’i dhënë zgjidhje reale problemit që ke.

Të uroj shërim të shpjetë.

/komuniteti