Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultati i kolposkopise

Shume falminderit per pergjigjen Doktoresh,Dje kam bere kolposkopine dhe mjeku me tha se eshte skuqur nje sone afer kanalit cervikal,por nuk eshte bere plake qe te kete krijuar vaza gjaku.Mjeku e quajti ectopiom por nuk lexohet qarte nga rezultat doktoresh.Mjekimi qe me ka dhe eshte:Miconal Gyn ovula nga poshte,Fanit kokrra nga goja,vitamine E,ciproflaksine dhe nje krem per bashkeshortin.dhe tha qe ky mjekim do perseritet sersh pas 2 javesh dhe pas 2 muaj do bej serish kontroll,dhe pap testin pas 6 muajsh. Pres nje mendim me te detajuar nga ty doktoresh. Te uroj gjithe te mirat, Elona.

Elona Tace (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Ndryshimet që janë vërejtur me kolposkop, tregojnë prani të një infeksioni për të cilin mjeku ka rekomanduar trajtim si për ty dhe për bashkëshortin. Nuk ka probleme të rëndësishme, por mos neglizho të marrësh trajtimin dhe të ndjekësh këshillat e mjekut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti