Sa shpesh duhet bërë seks për konceptim të sigurt?
Hysen
(15 vite më parë)
Pershendetje Hysen,
Data e pritshme e ovulacionit tek gruaja juaj eshte 24 dhjetori. Gjinekologët mendojnë se gjasat për të mbetur shtatzënë janë maksimale nëse çifti ka marrëdhënie seksuale 2 ose 3 herë në javë. Këtë provoni për disa muaj dhe pastaj nëse nuk keni sukses bisedoni me gjinekologun. Ai duhet t’ju ndihmojë dhe t’ju tregojë mënyrën se si të detektoni kohën e ovulacionit.
Pershendetje doktor dhe ju uroj per punen qe po beni, zoti ju shperblefte. Gruaja ime ka cikel te rregullt 28 dite. Menstruacionet e fundit me 10 dhjetor. Cilat jane datat qe mund te mbes shtatzene dhe a eshte e preferueshme cdo nate te provojme apo me thoni sakte cilet nete te tentoj? Edhe para dhe pas neteve qe do me propozoni a mund te tentoj, ju faleminderit shume, gjithe te mirat.