Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Simptomat e para të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, kam deshire te di shtatzenine a mundet me verejte disa dite para ciklit menstrual dhe sa dite para ciklit mundet me mbetur nji femen shtatzene? Ju pershendes.

Jetaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Me cikël menstrual kuptohet jo ditët e menstruacioneve por, kohëzgjatja nga dita e parë e gjakrrjedhjes e deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes pasardhëse. Në cikëlin menstrual me kohëzgjatje 28-të ditore, konceptimi ndodh nga dita e 14 deri 16-të, që janë edhe ditët e ovulacionit.

Niveli i beta HCG në serum në javën e parë të konceptimit është 5-50 mIU/mL dhe në javën e dytë është 5-420 mIU/mL. Tek një grua jo shtatzënë, niveli i beta HCG është më i vogël se 5 mIU/mL. Pra, është e mundur të vlerësohet shtatzënia edhe 10-të ditë përpara ditës së parashikuar të ardhjes së gjakrrjedhjes së rradhës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti