Koha e lindjes
Lejla G
(11 vite më parë)
Përshëndetje Lejla
Kontaktin me mjekun që i ke besuar proçesin e lindjes, mos e ndërprit. Një ekzaminim vaginal do vlerësojë gjëndjen e qafës së mitrës si dhe ecurinë e shtatzënisë. Paralelisht mjeku vlerëson përmasat e bebit si dhe ato të baçinit. Nëse ato përputhen, lindja mund të ndodhë në rrugë natyrore.
Kur të futesh në javën e 40-të, kontrollet me mjekun duhet të jenë të përdishme. Dilatacioni, plasja e ujrave dhe dhimbjet ritmike janë tregues se lindja po afron.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une tani jam 38+3 javesh shtatzane. Sod kisha kontrolle dhe mjeku im me tha se beba ka ra ne kanal te lindjes dhe gjithqka eshte ne rregull por per hapje poshte nuk me ka kontrolluar qe dy jave, ateher me pat thene qe poshte jam goxha e ngushte, ndersa lart jam hap 2 here gjate shtatzanise (edhe tani po supozoj se jam e hapur lart pasi beba eshte ne kanal?). Sipas pervojes tuaj, pasi bebi ka rene ne kanal sa afersisht pritet te filloje procesi i lindjes, dhe a eshte e mundur ende qe te hapem poshte qe tmos detyrohem te hyj ne operim? Ju falenderoj nga zemra per gjithe ndihmen e ofruar gjate shtatzanise sime.