Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kohëzgjatja e ciklit

Pershendetje dr Moza, ju falenderoj shume qe po na ndihmoni, a eshte normale qe ciklin nuk e kam cdo 28 dite por 30 dite dhe nganjehere 31 dite me vijne menstruacionet, tung flm.

Jetaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Konsiderohet normale kohëzgjatja e ciklit menstrual 28-të ditor, minus-plus 7-të ditë. E rëndësishme është që kohëzgjatje të jetë e njëjtë nga cikli në cikël dhe diku në mes të kësaj periode të ndodhë një rritje e lehtë e temperaturës bazale, e cila do të zgjasë deri në fillimin e gjakrrjedhjes pasardhëse. Dy-tre ditët e para të kësaj rritje temperature, janë ditët e ovulacionit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti