Dhimbja e këmbës në shtatzëni
Serije
(15 vite më parë)
Përshëndetje Serije
Ankesa më bën të mendoj se duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog. Dhimbjet e mesit dhe në fund të barkut mund të jenë problem serioze për një shtatzëni. Ndërsa dhimbja e këmbës mund të ndodhë si rezultat i komprimimit të nervave që i nervojnë këmbët. Mos u ludh dhe mos u rëndo me punë apo ecje dhe kur ndjen rëndesë, shrihu sidomos në pozicionin anash majtas. Mos përdor ujë të ngrohtë apo të nxehtë, sepse nuk rekomandohet. Gjithashtu ki kujdes edhe nga shtimi në peshë në mënyrë të pakontrolluar. Në javën e 23-të, shtesa në pesha e shtatzënës duhet të jetë rreth 5 kg.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dk, ju flm shume per ndihmen qe po ne jepni dhe uroj gjithe stafin per kete ueb site shume te nevojshem per gjithe, suksese... deshta te pyes jam tani ne javen e 23 te shtatzenise, por ketyre diteve them 3 dite ndoshta ka filluar te me dhemb kemba e majte dhe per rreth barkut poshte dhe mesi, nuk kam kerkuar ndihme mjeksore ende dhe po mendoj qe ndoshta prej peshes se shtuar, apo qe po eci shume gjate kohe ne kembe, bej shetitje por nga njehere kam pas dhimbje shume dhe e kam nxeh me uje te ngrohte. Ju lutem a eshte i demshem uji i nxehte apo mundem te vazhdoj kur kam dhimbje apo te kerkoje ndihme nga gjinekologu? Ju flm shume, pres pergjigjen tuaj!