A janë dhimbje të lindjes këto?
Ena
(15 vite më parë)
Pershendetje Ena,
Terminin e lindjes e ke me 26 dhjetor (per te kalkuluar terminin e perafert te lindjes dites se pare te menstruacioneve te fundit i shtohen 7 dite dhe i hiqen tre muaj). Vetem 3% e grave lindin pikerisht ne terminin e lindjes.
Shenjat se lindja do te ndodhe shpejt jane shtrengimet ne fund te barkut te cilat behen gjithnje e me te forta dhe gjithnje e me te shpeshta. Nese mjeku te ka ekzaminuar dhe kanali i lindjes nuk ka filluar akoma te hapet, atehere rri e qete dhe priti kontraksionet e verteta te lindjes. Keto therrjet qe i ke tash, jane kontraksione pergatitore te cilat i paraprijne tkurrjeve te verteta te lindjes.
Te uroj lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!
Pershendetje doktor. Desha te pyes jam ne javen e 39 dhe terminin e lindjes e kam me 24 dhjetor ama qe nja 2 dite kam pak dhimbje te shpines dhe fundit te barkut disa therrje. A thua a jane dhimbjet e lindjes keto? Kam bere kontrolle te mjeku por nuk jam e hapur ende me 19 mars e kam pasur menstruacionin e fundit.